Ndalesa e kampionatit vjen ne momentin me te keq te skuadres se Vllaznise ne kampionat, teksa ne gjashte javet e fundit koleksionoi vetem tre pike, duke pasur nje ecuri negative. Nje gje e tille beri qe skuadra t’i largohet ndoshta perkohesisht vendeve te para te renditjes dhe tashme te synoje seriozisht edhe njehere tjeter rikthimin aty.

Gjithsesi, skuadra ka ende gjera per te rregulluar, te cilat do t’i sherbejne trajnerit te ri Auron Miloti per te percuar idete e tij te kjo skuader. Aktualisht, Vllaznia ndodhet ne vendin e peste, kater pike larg zones se “play-out”-it dhe nje larg zones qe te con ne Europe.

Nje Vllazni qe ne teresi eshte shume me e dobet se ajo e dy viteve te kaluara, por qe ne pjesen e vazhdimit te kampionatit duhet te futet ne shinat e duhura. Nese vijohet drejt kesaj rruge, atehere edhe mund ta arrijne shpetimin e sezonit dhe objektivin minimal, qe eshte Europa.

Vllaznine mund ta ndash ne dy pjese ne keto 26-jave. Ne gjysmen e pare, 13-jave dhe gjysmen e dyte ne 13-jave te tjera, me Mirel Josen ne krye. Gjate 13-javeve te para, shkoranet kishin koleksionuar 19-pike dhe renditeshin ne vendin e peste, duke mos u ngjitur keshtu asnjehere ne nivelin e pretenduar, duke pare investimet qe u kryen ne fillim te sezonit nga presidenti Alban Xhaferi.

Ne gjysmen e dyte, ne po kaq jave, 13-te tilla, me trajnerin Mirel Josa ne krye, shkodranet kane koleksionuar 18-pike, duke ecur keshtu me nje marsh te ulet, me nje skuader qe duket teresisht e “fikur”. Ne fakt, as merkatoja deri me tani nuk ka rezultuar fort e suksesshme, per aq kohe sa skuadra nuk po prodhon loje dhe nuk po merr piket.

Megjithate, mbetet per t’u pare nese do te vijohet me kete ritem edhe pas pushimit, ne nje kohe qe ne Shkoder eshte rikthyer optimizmi tashme pas largimit te trajnerit Mirel Josa dhe ardhjes ne krye te Vllaznise te nje trajneri shkodran, sic eshte Auron Miloti. /Maringlen ZHIVANI/

13-javet e para: 19-pike

13-javet e dyta: 18-pike