Aventures se Vllaznise ne basketboll per meshkuj ne Superiore po i vjen fundi. Ekipi, i cili prodhonte shume sukses deri para pak viteve, duket se nuk po arrin te perserise me mrekullira te tilla.

Kete e tregon me se miri fakti se tashme kuqeblute jane zyrtarisht te rene nga kategoria dhe se gjate ketij sezoni kane arritur nje rekord teper negativ, qe eshte edhe historik ne nje fare menyre. Keshtu, Vllaznia ne basketboll per meshkuj ka fituar vetem nje nga 18-ndeshje te luajtura gjate ketij kampionati.

Skuadra shkodrane ka nje bilanc tejet negativ, ku ne 18-ndeshje ka pesuar plot-17 humbje. Realisht, shifra teper te frikshme dhe jo me kot, Vllaznia ne basketboll per meshkuj ka rene zyrtarisht ne Kategorine e Pare.

Megjithate, nese mund te kete dicka pozitive tek kuqeblute, ka te beje me faktin qe prej disa ndeshjesh, trajneri Damian Bekteshi i ka dhene minuta ne fushen e lojes elementit te ri.

Nje rast i tille ishte edhe mbremjen e djeshme ne ndeshjen ndaj Kamza basket, ku u aktivizuan Gjecaj, Kopliku, Hafizi, Mbiara dhe Tahiraga, te cilet luajten perkrah titullareve Rakaj, Bitri, Memcaj, Shabani dhe dy amerikaneve Williams e Cooper.
Maringlen ZHIVANI