Murlani ka arritur te marre dy fitore rradhazi ne dy ndeshjet e fundit ne kampionat dhe tashme duket se ky ekip ka forcuar pozitat e saj ne tabelen e renditjes per te shpetuar renien nga Kategoria, qe ishte edhe synimi i tyre. Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, trajneri i ketij ekipi, Vahedin Pepaj, shprehet se eshte i kenaqur me ate cfare ka dhene skuadra deri me tani.

Po ashtu nder te tjera, ai theksoi se dy fitoret e fundit rradhazi vlejne shume per te ardhmen e Murlanit, pasi behet fjale per gjashte pike qe kane ardhur ndaj dy kundershtareve direkt per renien nga Kategoria.

Ne fakt, Pepaj eshte nje emer i njohur per futbollin ne Shkoder, pasi ka nje karriere te gjate si sportist me disa skuadra te njohura, por qe tashme po ben mjaft mire edhe ne rolin e tij si trajner. Tekniku shkodran eshte besimplote se ekipi i tij do t’i realizoje objektivat e ketij sezoni, ndersa shtoi se vitin tjeter do te jete nje Murlan me ndryshe, me ambicie dhe ide per te ardhmen, teksa nje gje te tille e deklaroi ne intervisten per “Shkodra Sport”, dhene gazetarit Maringlen Zhivani.


-Pepaj, dy fitore rradhazi per ju dhe ekipin e Murlanit, i kenaqur me skuadren?

Ne pergjithesi jam i kenaqur me skuadren, sidomos keto dy ndeshjet e fundit qe fituam ndaj dy ekipeve qe i kishim rivale direkte per qendrimin ne Kategori.

-Pepaj, me keto dy fitore rradhazi, besoj se forcohen pozitat e Murlanit ne renditje per te shpetuar renien nga Kategoria?

Per ne jane dy fitore me mjaft vlera dhe qe vlejne shume per te ardhmen, por edhe objektivat qe kemi.

-Pepaj, cilat jane pikat e forta te ketij ekipi? Te pakten me aq sa kemi ndjekur edhe ne, besoj ne shume ndeshje edhe portieri Lensi Caku ka qene nje faktor i rendesishem ne mbajtjen e kuadratit te paprekur apo jo?

Pikat e forta te ekipi jone jane grupi dhe harmonia. Caku eshte nje faktor i rendesishem tek ekipi dhe e ka bere shume mire punen e tij, por thashe e rendesishme eshte se tek ekipi jone jemi si familje, ku kemi shume futbolliste me pervoje dhe djem te rinj me te ardhme te sigurte.

-Pepaj, ndeshja e rradhes ne shtepi ndaj Sopotit, nje ndeshje e nje shkalle veshtiresi te larte, si e shikoni kete duel?

Sopotin e rrespektojme, sepse ka nje ekip shume te mire dhe nje nder ekipet qe ben futbollin me te bukur ne kategorine tone. Megjithate, ne do te japim maksimumin tone dhe kam besim tek ekipi se do ia dalim me sukses dhe ta fitojme kete ndeshje.


-Si e shikoni te ardhmen e Murlanit, do ia arrini t’i realizoni synimet qe keni Pepaj?

E thashe edhe me lart qe kam besim tek grupi qe kam dhe te motivimi qe kane dhe jam i bindur qe do i realizojme objektivat qe kemi per kete sezon dhe vitin tjeter do shohim nje Murlan ndryshe. Dua te falenderoj Bashkine Vau-Dejes dhe presidencen e ekipit, Perparim dhe Bledi Rraboshta per mbeshtetjen qe i kane dhene ekipit. Poashtu, edhe drejtorin Kujtim Shaba per punen e palodhur qe ben.
Maringlen ZHIVANI