Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka hedhur hapin e parë drejt finales së kampionatit. Në takimin e parë gjysmëfinale, atë ndaj ekipit të Universitetit Amerikan të Tiranës, të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, basketbollistët kuqeblu nuk e kanë patur shumë të vështirë të triumfojnë ato nuk kanë luajtur në maksimumin e tyre e kjo u pa qartë në fushë teksa dy periodat e para janë mbyllur, e para në shifrat 24-22 dhe e dyta 15-14. Në këtë mënyrë me vetëm 3 pikë diferencë dy ekipet kanë shkuar në pushimin e ndeshjes ndërkohë që për fatin e ndeshjes do vendoste perioda e tretë e fituar nga Vllaznia 25-11 ndërsa në të katërtën vetëm ruhet diferenca dhe ajo fitohet 16-15 duke bërë kështu që I gjithë takimi të mbyllet me rezultatin 80-62 për Vllazninë që hedh hapin drejt finales.

Me shumë siguri, dy ekipet nuk do kenë nevojë të luajnë ndeshjen e tretë sepse gjithçka do mbyllet të martën që vjen në Tiranë. Trajneri Bledar Gjeçaj megjithatë është I kujdesshëm në deklaratat e tij duke thënë se nuk duhet nxituar për të menduar për finalen.
Vllaznia – UAT 80-62
Periodat: 24-22, 15-14, 25-11, 16-15
Vllaznia: Ndoja, Bërdica, Sarajlija Xhokoviç, Arra Tr: B. Gjeçaj
U aktivizuan: (Taraboshi, Bekteshi, Deliu, Shestani, Hallunaj, Huti, Rrahishta)
UAT: Merkaj, Vaqarri, Fjolla, Pregia, Ismeti Tr: A. Fagu
U aktivizuan: (Latifi, Çelmeta, Laçi, Balliu, Shahini)

 

www.shkodrasport.com