Vllaznia U17 eshte mundur ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne Kamez ndaj ekipit Akademia e Futbollit. Ne fund te 90 minutave, vendasit kane humbur me rezultatin 1-4.

Duhet thene se ka qene nje ndeshje jo e mire per kuqeblute e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi. Ata kane pesuar gol qe ne minutene 8-te kur Kola do te shenonte golin e pare, ndersa me pas do te shenonin edhe Dilo e Patushi dhe ne kete menyre pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat 3-0 per Akademine.

Ne minuten e 74-te ajo do te shenonte edhe golin e katert me ane te Stafukes, nderkohe qe tre minuta para fundit, Ersi Zaganjori do te shenonte golin e vetem per ekipin shkodran.

Me kete humbje, Vllaznia U17 eshte detyruar t’ia leshoje vendin e trete ne renditje Tiranes, skuader me te cilen do te ndeshet diten e shtune ne “Reshit Rusi” dhe padyshim qe do te kerkoje fitoren ndaj saj, per t’ia rimarre kete vend./SHKODRA-SPORT.COM/