Vllaznia U17 i eshte falur portierit Aron Jukaj dhe eshte kualifikuar per ne çerekfinale te Kupes se Shqiperise. Ne ndeshjen e luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Peze Helmes”, shkodranet kane fituar vetem pas gjuajtjes se 11-metershave ndaj ekipit SH.S Pepa.

Koha e rregullt e ketij takimi, pavaresisht rasteve te te dy ekipeve, eshte mbyllur ne barazim 0-0. Sipas rregullores se ketij aktiviteti, me pas ka patur menjehere 11-metersha.

Ne to, ka spikatur mbi te gjithe portieri Aron Jukaj i cili ka pritur plot kater 11-metersha nga tete qe ka gjuajtur ekipi kundershtar dhe ndonese kuqeblute kane humbur tre, serish ia kane dale te fitojne dhe te kualifikohen.

Vllaznia U17 ka triumfuar me shifrat 4-3 pas gjuajtjes se 11-metershave dhe tashme eshte nje çerekfinale. Sigurisht qe ky eshte nje sukses per skuadren e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi qe tashme kalon ne turin tjeter dhe ku padyshim qe do te kerkoje serish fitoren./SHKODRA-SPORT.COM/