HomeKRYESOREVllaznia U17 nuk ia del të shkojë në finale ndaj Beshiktash

Vllaznia U17 nuk ia del të shkojë në finale ndaj Beshiktash

Pas fitores ne ndeshjen çerekfinale ndaj ekipit te Llapit, ekipit Vllaznia U17 e ka ndalur rrugetimin e tij ne gjysmefinalen e turneut nderkombetar te kesaj grupmoshe qe po zhvillohet ne Prishtine te Kosoves.

Ne ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme, djemte e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi jane mundur me rezultatin 3-1 nga ekipi organizator i ketij turneu, ai “2 Korriku”. Ky i fundit, fale edhe aftesive te nje lojtari shume te talentuar si Elvir Gashi, autor i dy golave ne kete takim.

Nderkohe golin e vetem per shkodranet e ka shenuar sulmuesi Kubazi, por pa arritur dot ta ndihmoje ekipin e tij te shkoje ne finale. Finale ne te cilen do te ndesheshin ndaj ekipit te njohur turk Beshiktash.

Por kete te drejte e ka fituar ekipi “2 Korriku” dhe ndeshja do te luhet pasditen e sotme, e cila do te jape edhe verdiktimin perfundimtar te ketij turneu qe u zhvillua me pranine e 8 ekipeve, nder te cilet edhe atij kampion te Shqiperise, Vllaznise se Shkodres.

Kjo e fundit ndonese nuk ia doli ta fitonte kete turne, serish duhet thene se ka fituar shume prej tij sepse eshte matur me ekipe te tjera dhe ka shkembyer pervojen e bukur te perballjes vellazerore me to./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments