Vllaznia udhëtoi me 29 qershor drejt Austrisë, për të vijuar me fazën përgatitore në prag të ndeshjes me Craiovan, për turin e dytë të Conference League. Kuqeblutë zyrtarizuan më herët afrimin e Herald Markut, i cili kishte ndërprerë kontratë me Partizanin.
Ky ishte rikthim në familjen e kuqeblu për mesfushorin, i cili ka fituar dhe Kupën e Shqipërisë në Shkodër. Ditën e sotme fotografi i ekipit Mikel Thepina ka postuar në “instastory” një video, ku disa prej shokëve të ekipit ngacmojnë Markun, duke krijuar situatë gazmore në stërvitje.
Ajo qe verehet edhe ne postimet e tjera te klubit shkodran eshte se pavaresisht lodhjes dhe ngarkesave fizike qe lojtaret po marrin gjate kesaj periudhe, serish nuk u mungon buzeqeshja.
Kuqeblute do te qendrojne ne Austri deri me 13 korrike, date kur do te rikthehen serish ne Shkoder per t’i dhene doren e fundit pergatitjeve per ndeshjen e pare ndaj Universitatea te Krajoves e cila do te luhet me 21 korrik ne “Loro Boriçi”.