Vllaznia U17 perpos ecurise shume te mire ne kampionatin e kesaj grupmoshe ku mban vendin e pare ne renditje dhe po ashtu edhe ne Kupen e Shqiperise teksa ka mberritur ne finale, ka arritur te marre edhe nje tjeter.

Kete here ne Itali, pikerisht diten e sotme teksa eshte shpallur fituese e “Tornei Giovanili Sicilia”. Ne finale ajo ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj ekipit Segato ku golat jane shenuar nga futbollistet Lika e Pepnikaj.

Ne fund eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te kupes per ekipin shkodran, e po ashtu, futbollisti i Vllaznise Aris Ara eshte vleresuar edhe si lojtari me i mire i turneut dhe ka marre edhe kupen perkatese te vene nga organizatoret.

Vllaznia U17 ne kete turne zhvilloi 5 ndeshje, nga te cilat fitoi 3 dhe barazoi 2, me nje golaverazh prej 13 golash te shenuar dhe asnje te pesuar. Padyshim qe keto shifra tregojne se skuadra e drejtuar nga trajneri Lika me merite eshte shpallur fituese e tij./SHKODRA-SPORT.COM/