Rudi Vata nuk mund t’ia lejonte vetes te mungonte ne aktivitetin e organizuar per 60 vjetorin e Hysen Zmijanit, duke lene pas menjane per pak ore edhe disa probleme familjare dhe dje ka qene mes veteraneve te Vllaznise, atyre te Tiranes dhe Flamurtarit, per te nderuar njeren prej ikonave te futbollit shqiptar.

Duke folur per “Shkodra Sport” gjate aktivitetit te djeshem, ish- kapiteni i kombetares shqiptare eshte shprehur se ai dhe shume te tjere jane rritur me emrin e Hysen Zmijanit dhe te atij brezi te shkelqyer lojtaresh te atyre viteve.

“Hysen Zmijanin e mbaj mend që në shkollën 8-vjeçare kur vinim nga shkolla per t’i ndjekur ne stervitje dhe për mua ka qenë një simbol i vecantë, pasi ka qenë një futbollist shumë i dedikuar, i talentuar, një lloj modeli për ne brezat e ri.

Sigurisht qe edhe ai ka patur problemet e veta, por si pakkush tjeter qendronte edhe nje ore pas stervitje duke punuar ne menyre individuale me ato kroset e tij derisa arriti te perfeksionohej dhe te behej ai qe ne njohim te gjithe.

Ndeshjen e parë me Vllazninë e kam bërë përkrah tij. Për mua është një nder që kam luajtur me futbollista të këtij niveli. Është një krenari për mua që jam këtu për të nderuar një legjendë si Hysen Zmijani”- eshte shprehur Rudi Vata./SHKODRA-SPORT.COM/