Veleçiku ka marrë sot nje tjeter fitore ne kampionat dhe si rrjedhoje e ka mbyllur fazen e dyte te tij ne vendin e dyte dhe tashme eshte ne pritje te ndeshjeve te fazes play-off per te tentuar deri ne fund ngjitjen ne kategorine e pare.

Koplikasit kane mundur sot me rezultatin 2-1 ekipin qe tashme eshte ngjitur nje kategori me lart, atw tw Vorws me rezultatin 2-1 nw ndeshjen e luajtur nw kompleksin vwllezwrit “Duli”.

Ka qene futbollisti Brajan Shekaj qe ka shenuar golin e pare ne minuten e 25-te, ndersa dy minuta me vone do te vinte edhe goli i dyte me autor Amarildo Kaçajn. Megjithate pak minuta me vone Balla do te ngushtonte shifrat me ane te futbollistit Balla.

Pjesa e pare ne kete menyre eshte mbyllur ne shifrat 2-1 per Veleçikun. Ne te dyten, pavaresisht rasteve te krijuara nuk do te kishte gol tjeter dhe si rrjedhoje i gjithe takimi do te mbyllej me keto shifra. Ne kete menyre, kampionati mbyllet ketu per koplikasit pasi ne javen e fundit sipas kalendarit e kane pushim.

Ata kane arritur te grumbullojne 46 pike dhe ne vendin e dyte eshte Sopoti qe ka 43 pike, por edhe ne rast fitoreje te fundit javen e ardhshme, jane serish verioret qe do te mbajne vendin e dyte te renditjes per shkak te bilancit me te mire ne ndeshjet direkte./SHKODRA-SPORT.COM/

VELEÇIKU- VORA 2-1

(Shekaj ’25, A.Kaçaj ’27/ Balla ’35)