Partizani ka arritur të marrë një fitore me vuajtje në transfertë ndaj Erzenit me rezultatin 2-1. “Demat e kuq” realizuan dy herë në pjesën e dytë me anë të Da Silvas dhe me Engjëll Hotin, ndërsa shijakasit në fund nga pika e bardhë me Kahrimanovic.

Ne minuten e 60-te Partizani kalon në avantazh me Da Silvan. Sulmuesi u shërbye mjaft mirë në zonë pas një krosimi dhe nuk e pati aspak të vështirë të mposhtë Xhikën.

Nderkohe ne minuten e 85-te shënon sërish Partizani. Engjëll Hoti realizon për miqtë edhe pse skuadra e tij mbeti me një lojtar më pak.

Ne minutat shtese te ndeshjes Kovaçi rrëzohet në zonë nga Atanaskoski dhe gjyqtari ka akorduar 11-metërsh. Amir Kahrimanovic nuk gabon nga pika e bardhë duke mposhtur Rexhepin, edhe pse ky i fundit i gjeti krahun dhe perfundimisht 2-1 per Partizanin.

Momentalisht, skuadra e Colellas gjendet vetëm 2 pikë larg Tiranës kryesuese që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Nga ana tjetër, Erzeni duhet t’i frikësohet Kukësit, në rast se këta të fundit fitojnë nesër, shijakasit zbresin në vendin e 8-të.


Erzeni-Partizani 1-2

(Kahrimanovic ’99/ Da Silva 60’, Hoti 86’)