Pas nje fitoreje dhe nje barazimi ne ndeshjet qe skuadra drejtohet nga trajneri Haris Lika, ka ardhur edhe humbja e pare per Basanian. Ka ndodhur mesditen e sotme, madje duke e patur trajnerin edhe ne rolin e lojtarit dhe golashenuesit, por ne fund ka qene Klosi qe ka triumfuar ne shifrat 3-2.

Ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez, kane qene matjanet qe kane kaluar ne avantazh shume shpejt, qe ne minuten e 4-te me ane te futbollistit Kurti. Madje dy minuta me vone Klosi do te fitonte edhe nje 11-metersh por Mallunxa gabon nga pika e bardhe.

Basania mundohet te reagoje dhe ia del teksa ne minuten e 17-te ka arritur te barazoje shifrat pas golit te shenuar nga sulmuesi Albert Mila. U mendua se ky gol do te ndikonte per mire por nuk ndodhi keshtu.

Ne minuten e 39-te Doma do te kalonte serish ne avantazh ekipin e Klosit dhe si rrjedhoje, pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 2-1 ne favorin e tij. Nderkohe ne minuten e 75-te Gjoka do te shenonte edhe golin e trete dhe ketu duket se mbyllet gjithçka.

Tete minuta para fundit, trajneri- lojtar Haris Lika do te shenonte golin e dyte duke rihapur ndeshjen dhe pavaresisht perpjekjeve te Basanias deri ne vershellimin e fundit te arbitrit, nuk ia ka dale dot te marre qofte edhe nje pike te vetme./SHKODRA-SPORT.COM/

BASANIA- KLOSI 2-3

Golat: Mika. H.Lika/ Kurti, Doma, Gjoka

BASANIA: Muçejani, Mani, Zagani, Suka, Puka, Zagani, Mila, Ndoja, Radohina, H.Lika, Abdija. Trajner Haris Lika. U aktivizuan edhe Colaj, Hasanaj dhe Hila.