Ndonese gaboi javen e kaluar ndaj Studentit duke humbur dhe duke u renditur ne vendin e peste, Vllaznia e volejbollit te meshkujve “korigjoi” gjithçka sot duke fituar 3-0 ne ndeshjen e pare çerekfinale ndaj Skenderbeut duke hedhur kesisoj nje hap te sigurte drejt kualifikimit ne gjysmefinale.

Ndeshja eshte luajtur mesditen e sotme ne pallatin e sportit te Korçes dhe skuadra shkodrane ka treguar nje forme shume te mire sportive si ne mbrojtje ashtu edhe ne sulm dhe si rrjedhoje ia ka dale te triumfoje ndaj rivalit direkt te saj.

Setin e pare Vllaznia e ka fituar me rezultatin 25-22, ndersa ne te dytin epersia ka qene edhe me e madhe dhe volejbollistet kuqeblu e kane fituar 25-19. Ne te tretin korçaret “zgjohen” dhe udheheqin ne 13-7 dhe me pas 14-9, 17-12 dhe krijohet pershtypja se do ta fitonin kete set.

Por nuk do te ndodhte keshtu. Vllaznia i ngushton shifrat derisa arrin t’i barazoje ne 19-19 dhe kaq ka mjaftuar qe ata te mos leshojne me duke fituar ne fund 25-21 dhe kesisoj krejt ndeshjen me rezultatin e paster, 3-0.

Diferencen ne kete ndeshje e ka bere serish kapiteni i ekipit shkodran qe ka arritur te shenoje plot 18 pike dhe ne kete menyre ai ka udhehequr ekipin drejt kesaj fitoreje shume te rendesishme per kualifikimin ne gjysmefinale te kampionatit.

Megjithate gjithçka do te vendoset te shtunen ne oren 13.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres. Ne rast fitoreje te Vllaznise, gjithçka mbyllet ketu dhe ajo shkon me tej, por ne rast te kundert, nese fiton Skenderbeun, atehere do te kete dhe nje ndeshje te trete qe do te luhet me pas javen tjeter ne Korçe./SHKODRA-SPORT.COM/