Ardit Mani, nje nga trajneret e njohur te moshave te futbollit ne Shkoder, tashme do te jete video-analisti i ri i ekipit te Vllaznise. Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Show” ne TV1-Channel, ku ka komentuar edhe rreth detyres se re tek shkodranet.
Mani ne fjalet e tij theksoi se kthesa ne ndeshjet e ardhshme eshte shume e domosdoshme per synimet e Vllaznise qe ka. Gjithashtu, ai u shpreh se per te personalisht eshte pergjegjesi dhe kenaqesi te punoje per ngjyrat e klubit kuqeblu, ndersa theksoi se emerimi i tij tek Vllaznia ishte si nje “rrufe ne qiell te hapur”, per vete menyren qe erdhi.
“Per mua eshte pergjegjesi dhe kenaqesi te punoj per Vllaznine, por normalisht edhe nje detyre e veshtire qe shpresoj te rezultojne e suksesshme dhe ndihmese per ekipin, per stafin e ri dhe trajnerin Auron Miloti, por edhe per
Shkodren. Shpresoj qe te bejme maksimumin, ashtu siç jam mesuar te bej gjithmone, por gjithsesi rezultatet do te tregojne ne vazhdim gjithçka.
Emerimi te Vllaznia mua me ka ardhur si “rrufe ne qiell te hapur”. Megjithate, une e prita detyren me kenaqesi. Dua te falenderoj presidentin Alban Xhaferi, por edhe stafit drejtues, te cilet me besuan kete detyre. Shpresoj qe te ecim perpara dhe me kete ndryshim qe ka ndodhur te Vllaznia, shpresoj qe edhe rezultatet te vijne per ekipin.
Une nuk e di se cfare eshte bere me perpara, por une kam gjetur nje situate shume te qete ne klub, shume te mire ne aspektin psikologjik. Normalisht qe, edhe fryma dhe deshira eshte per te pasur ndryshim. Shpresoj qe edhe ndaj Bylisit te kemi nje fitore, sepse ekipi do te ndryshoje pastaj ne te gjitha aspektet. Ndoshta, tashme nuk eshte koha qe disa futbolliste me cilesi t’i leme ne stol. Ky eshte nje mendim personal, sepse eshte pjese e trajnerit Miloti nje gje e tille. Shpresoj gjithmone domethene qe me punen e stafit dhe te trajnerit Miloti te bejme mire.
Edhe per mua eshte veshtiresi, edhe pse nje detyre te tille e kam pasur tek Terbuni, por gjithsesi Vllaznia eshte nje emer i madh, aq me teper qe une jam shkodran dhe eshte detyrim 10-fish me teper per ate qe bej ne punen time. Stafi drejtues dhe presidenti Alban Xhaferi presin nga une, por normalisht qe Shkodra pret nga i gjithe stafi drejtues.
Besoj se fryma e mire qe po ekziston tek ekipi te vazhdojne sa me gjate dhe te vijne edhe rezultatet e mira, sepse kjo eshte me e rendesishme. Trajneri Miloti nga natyra eshte natyre e qete, por ne fushe nuk duket aq i qete. Eshte shume impulsiv dhe ka futur nje fryme tjeter. Besoj qe do te ndikojne edhe tek rezultatet. Une flas edhe nga stervitja qe ka ndryshuar ne te gjitha aspektet. Besoj se e kemi kaluar ngercin e rezultateve dhe them qe keto ndryshime kane per te qene per me mire”,-mbylli prononcimin e tij, video-analisti i Vllaznise, Ardit Mani.
Maringlen ZHIVANI