Ashtu siç kishte paralajmeruar gazeta “Shkodra Sport”, kombetarja shqiptare e boksit diten e djeshme eshte nisur drejt Uzbekistanit per te marre pjese ne Kampionatin Boteror qe do te zhvillohet atje.

Ne mungese te trajnerit Zef Gjoni qe siç ka bere edhe vete te ditur pak dite me pare, ekipi yne kombetar do te drejtohet nga trajneret Gezim Zeneli dhe Lazarin Vila.

Ne perberje te kombetares kuqezi do te jene plot 6 boksiere, pikerisht 2 shkodranet Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa, 2 vlonjatet Arjol dhe Krenar Zeneli, tiranasi Denis Nurja si dhe boksieri qe jeton ne Gjermani Ani Haxhillari.

Kampionatin Boteror zhvillohet ne Tashkent te Uzbekistanit nga data 1 deri me 14 maj dhe boksieret tane padyshim qe do te tentojne te bejne nje paraqitje sa me te mire dhe pse jo te bejne edhe ndonje surprize.

Megjithate i rendesishem shume do te jete shorti qe do te hidhet diten e neserme dhe gjashte boksieret tane do te mesojne edhe kundershtaret e tyre me te cilet do te ndeshen ne turin e pare./SHKODRA-SPORT.COM/