DEKLARATE PER SHTYP

KF VLLAZNIA sh.a. eshte njohur me nje shkrim ne nje te perditshme sportive, sipas se ciles nese “Vllaznia” nuk do te kishte fituar ne ndeshjen me “Dinamon”, diten e shtune, 17 dhjetor 2011, trajneri Rudi VATA do te largohej nga drejtimi i ekipit.

Per gazeten ne fjale, por edhe per opinionin e gjere sportedashes theksojme se KF VLLAZNIA sh.a. nuk ka marre asnjehere ne shyrtim ceshtjen e largimit ose jo te trajnerit Rudi Vata nga drejtimi i ekipit. Tekniku Vata ka patur dhe vazhdon te kete mbeshtetjen e plote te KF VLLAZNIA sh.a. per arritjen e objektivave te ketij sezoni futbollistik. Ne kete linje, trajneri Vata dhe stafi teknik po punojne per te realizuar plotesimin e nevojave te ekipit me lojtare te rinj ne merkaton e janarit. Tashme prej ditesh, nje numer i konsiderueshem futbollistesh po provohen tek “Vllaznia” dhe intensiteti do te jete ne rritje per te realizuar perforcimin e ekipit me elemente cilesore. Nga ana tjeter, jane marre te gjitha masat per fazen pergatitore te ekipit, e cila do te realizohet sipas te gjithe parametrave dhe kerkesave te trajnerit Vata dhe stafit te tij teknik. Nenvizojme edhe njehere qe KF VLLAZNIA sh.a. funksionon si Shoqeri Aksionere, duke patur nje organizim dhe vendimmarrje institucionale si deri me tani. Ne Shkoder, por edhe jashte saj aty ku tifozet kuqeblu jane te shumte, secili ka te drejte te diskutoje mbi ecurine e deritanishme te “Vllaznise”, te jape opinione dhe mendime sic edhe mediat jane te lira te japin opinione e mendime.

KF VLLAZNIA sh.a