Saturday, March 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U18 e mbyll me tre humbje rrugëtimin e saj në 'Viareggio...

Vllaznia U18 e mbyll me tre humbje rrugëtimin e saj në ‘Viareggio Cup’ dhe nesër kthehet në Shkodër

Vllaznia U18 e ka mbyllur rrugëtimin e saj në turneun prestigjioz “Viareggio Cup” në Itali dhe nesër do të kthehet në Shkodër për të vijuar me ecurinë e saj në kampionat. Duhet thënë se ecuria e këtij ekipi nuk ka qenë ndoshta ajo e duhura sepse ka pësuar tre humbje dhe për më tepër nuk arriti të shënonte asnjë gol në ndeshjet e këtij turneu.

Pas humbjes 0-2 në ndeshjen e parë ndaj ekipit AS Police Football nga Burkina Faso, në të dytën ka humbur 0-3 ndaj Genoa ndërsa ditën e djeshme është mundur 0-1 ndaj ekipit nigerian Mavlon.

Në këtë mënyrë me 3 humbje të pësuara në 3 ndeshje të luajtura dhe me golaverazhin 0-6, ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Edmond Doçi është renditur në vendin e fundit të grupit A. Kuptohet që për një paraqitje të tillë kanë ndikuar shumë gjëra. Mbi të gjitha fakti që Vllaznia nuk ka ekip U18 me të cilin merr pjesë në kampionat dhe si rrjedhojë është detyruar të bëjë një miksim të lojtarëve të ekipeve U17 dhe U19 për ta formuar këtë ekip.

Gjithsesi, pjesmarrja në “Viareggio Cup” mund të konsiderohet një sukses i madh sepse lojtarët dhe trajnerët kanë marrë një eksperiencë të madhe dhe njëkohësisht Vllaznia U18 ka shkruar historinë duke qenë i pari ekip shqiptar pjesmarrës në historinë 76 vjeçare të këtij turneu.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments