Vllaznia U18 ne volejboll per te reja ka gjetur me ne fund fitoren e pare ne kampionat. Pas dy javeve te para qe u shoqeruan me humbjet ndaj Dinamos dhe Skenderbeut, sot vajzat shkodrane kane fituar me rezultatin 3-1 ndaj ekipit Farka Voley.

Kjo ndeshje nderkohe ka shenuar edhe debutimin ne krye te pankines te trajnerit Doritan Tafa i cili ne kete menyre ka marre vendin e mbetur bosh pas largimit te Ferdinand Bardelit nga kjo detyre.

Ne fakt edhe perballja e sotme nuk nisi mire per ekipin kuqeblu dhe kane qene miket ata qe e fituan setin e pare ne shifrat 25-20. Me pas vjen dhe reagimi i Vllaznise qe fiton setin e dyte me rezultatin 25-19 duke barazuar gjithçka.

Disi me shume rivalitet ne setin e trete megjithate vendaset jane me te kujdesshme dhe e fitojne 25-21 ndersa ne te katertin nuk ka shume histori. Edhe ai fitohet nga Vllaznia kete here me shifrat 25-18 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Ekipi i Vllaznia U18 ka ne perberje keto volejbolliste per sezonin 2022-23: 1.Paola Gjyshja, 2.Aliçe Gjergji, 3.Alteja Malevija, 4.Marjana Ndou, 5.Adea Grumira, 6.Klea Miloti, 7.Amanda Isufi, 8.Elira Rukaj, 9.Keona Kalaja, 10.Ariola Kuti, 11.Alesia Dodmasej, 12.Gentjana Kodra
13.Alba Hysenaj, 14.Elisa Fusha. Trajner I parë Dorian Tafa, Trajner i dytë Fatjet Haxhagiq./SHKODRA-SPORT.COM/