Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U18 sërish kampione. Titulli i katërt rradhazi për vajzat kuqeblu

Vllaznia U18 sërish kampione. Titulli i katërt rradhazi për vajzat kuqeblu

Vllaznia është shpallur sot kampione e Shqipërisë në volejboll për të reja. Skuadra shkodrane fitoi 3-1 në Korçë ndaj Skënderbeut (25-21, 25-19, 21-25, 26-24) në finalen e dytë play off për këtë kategori, duke u shpallur kampione për të reja.

Skuadra e drejtuar nga trajnerja Ana Gjelaj dhe Ferdinand Bardeli pat fituar 3-0 edhe ndeshjen e parë të luajtur në Shkodër një javë më parë. Një triumf i merituar i ekipit shkodran, që konfirmohet si skuadra më e mirë e këitj sezoni për të reja.

Ky eshte titulli i katert rradhazi per kete ekip qe tregon edhe njehere tjeter se perspektiva e volejbollit shkodran duket mese e sigurte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments