Vllaznia U19 dje humbi finalen ndaj Shkendise duke mos arritur dot te kurorezoje me sukses titullin e trete kampion rradhazi. Nder arsye qe çuan ne kete humbje perveç arbitrimit per te cilin ka patur jo pak kontestime ne kampin shkodran, nje arsye tjeter qe mund te kete ndikuar eshte edhe mungesa e sulmuesit Akileu Ndreca.
Ky i fundit nga sa mesohet, menjehere pas ndeshjes gjysmefinale ndaj Flamurtarit, eshte larguar drejt Italise, aty ku deshiron te provohet tek disa skuadra te ketij vendi me qellim firmosjen e nje kontrate atje.
Te qenurit ne Itali e verteton edhe vete lojtari i cili dje ne momentet kur skuadra e tij ishte ne fushe duke luajtur finalen, ai postonte ne rrjetet sociale vizitat neper qytete te ndryshme te vendit fqinj dhe konkretisht nga Padova.
Ndreca eshte golashenuesi i dyte me i mire i ekipit Vllaznia U19 me 16 gola. Ai iu bashkua kuqebluve ne fillim te sezonit duke ardhur nga Porto dhe tashme po kerkon te nise nje pervoje te re jashte vendit. Kuptohet qe eshte i lire per te vendosur ngaqe nuk ka kontrate me klubin shkodran dhe kjo ka qene arsyeja pse ai nuk preferoi te luante ne finale por te shohe mundesine e kalimit me sukses te ndonje prove ne futbollin italian.
© shkodrasport.com