Vllaznia U19 eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat. Ajo ka fituar me rezultatin 4-2 ne Durres ndaj Teutes, ne nje takim ku kane spikatur me dygoleshat e tyre futbollistet Klajti Halili dhe Ersi Zaganjori.
Ka qene Halili ai qe ka zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e 3-te dhe u duk se pjesa e pare do te mbyllej me kete gol, por pese minuta para fundit te saj ka qene Demircani qe ka barazuar per durrsaket dhe ne kete menyre ky 45 minutesh eshte mbyllur ne shifrat 1-1.
Ne te dyten ka qene Teuta qe ka kaluar ne avantazh me ane te futbollistit Shtraza ne minuten e 60-te, por kuqeblute e trajnerit Doçi nuk jane dakord dhe reagojne menjehere. Fillimisht eshte Zaganjori qe barazon rezultatin ne minuten e 71-te dhe tre minuta me vone do te ishte serish Halili qe do te kalonte ne avantazh Vllaznine U19.
Nderkohe dy minuta para fundit Zaganjori do te shenonte golin e dyte personal dhe te fundit te ndeshjes qe kesisoj u mbyll me rezultatin 4-2 ne favor te ekipit shkodran.
Pas javes se 20-te te kampionatit, Vllaznia U19 tashme eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve duke i marre vendin e katert ne renditje Teutes./SHKODRA-SPORT.COM/
TEUTA U19- VLLAZNIA U19 2-4
Golat: Demircani ’40, Shtraza ’60/ Halili ‘3, ’74, Zaganjori ’71, ’88
VLLAZNIA U19: Lujkaj, Rroku, Selmani, Kapllanaj, Repaj, Shimaj, Cungu, Zaganjori, Halili, Dodaj, Hagrepi. Trajner Edmond Doçi. U aktivizuan edhe Kodra, Beçina, Nika, Brahimi.