Portieri i Liverpool, Alisson ka folur përpara ndeshjes ndaj Benficës dhe është pyetur rreth sulmuesit numër 9 më të mirë në botë.

“Për mua është Lewandowski më i miri në botë, ai e ka treguar vlerën e tij.

Benzema gjithashtu është shumë i mirë por do të thoja gjithashtu edhe Nunez i Benfica.

Edhe ne kemi sulmues të mirë, por jo një numër 9 të dedikuar, pasi kemi tjetër skemë loje”, është shprehur portieri brazilian.