Vllaznia U19 dhe ajo U21 jane perballur serish sot me njera- tjetren ne nje tjeter ndeshje kontrolli e zhvilluar ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Ne fund te 90 minutave qe u arbitruan nga Noris Kozmai, kane qene 19 vjeçaret kuqeblu qe kane fituar me rezultatin e ngushte 1-0.
Fatin e ketij takimi e ka vendosur nje gol i shenuar ne pjesen e dyte nga mesfushori Metohia. Ai ka shfrytezuar nje top te mbetur ne zonen kundershtare dhe e ka derguar ne rrjete.
Duhet thene se ka qene nje takim shume i bukur, i shoqeruar me nje rivalitet te forte ne mes te dy ekipeve. Vllaznia U21 ne fakt nuk ka qene e plote ne kete ndeshje pasi disa prej lojtareve te saj ishin thirrur ne stervitje me ekipin e pare.
Keto dy ekipe jane ndeshur edhe here te tjera me njeri- tjetrin. Rradhen e kaluar ka qene Vllaznia U21 qe fitoi 3-2./SHKODRA-SPORT.COM/