Kastrioti e mbyll i pari dhe diferenca e tyre me Egantian në fazën tjetër do të jetë 7 pikë, pasi tashmë pikët do të përgjysmohen.

Krutanët triumfuan në Shijak me Erzenin. Lilaj e Mziu shënuan të parët për miqtë, ndërkohë që Teqja ngushtoi shifrat.

Vendi i dytë shkon për Egnatian, që u mposht në Pukë nga Tërbuni. Nako e Melani realizuan dy herë, por Nimani baraspeshoi shifrat në pjesën e parë, kurse gjini i dha fitoren pukjanëve.

Finalja luhej në Lezhë, ku humbja për Dinamon ishte e ëmbël, pasi Besa mposhti Korabin, që zbriti në vendin e gjashtë.

Besëlidhja iu fal golit të Ndrecës në fitoren 1-0. Në Kavajë dibranët u ndëshkuan me dy kartonë të kuq dhe kanë pretendime për gjykimin.

Vendasit fituan 2-1 dhe Thaçi shënoi i pari. Prendi barazoi shifrat, kurse Pasha me penallti i dha tre pikët kavajasve.

Fitore e pastër e Burrelit me Vllazninë B. Beçka dhe Ajazi i larguan matjanët nga vendi i fundit./EDS/

Grupi A

Tërbuni – Egnatia 3-2
Shënues: Nimani 34’, 42’, Gjini 66’ / Nako 33’, Melani 36’

Erzeni-Kastrioti 1-2
Shënues: Teqja 69’ / Lilaj 22’, Mziu 47’ (pen.)

Besa – Korabi 2-1
Shënues: Thaçi 15’, Pasha 37’ (pen.)/ Prendi 32’

Besëlidhja – Dinamo 1-0
Shënues: Ndreca 69’

Burreli – Vllaznia B 2-0
Shënues: Beçka 62’, Ajazi 80’