Studenti ka mundur 3-0 Vllazninë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, ndeshje e luajtur sot pasdite në sallën sportive “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park.

Një ndeshje me rivalitet dhe emocione në shumicën e kohës, por kryeqytetasit u treguan më të saktë dhe të kujdesshëm në momentet vendimtare, duke e merituar fitoren.

Vllaznia kampione e Shqipërisë, pas zhgënjimit në kampionat, konfirmoi edhe sot se nuk ka forcën për të dueluar për trofe këtë sezon.

Ndeshja nis e ekuilibruar, të dyja ekipet rivalizojnë fort në setin e parë, por në pikët e fundit është Studenti ai që shkëputet e fiton 25-23.

Ky avantazh i jep qetësi skuadrës së trajnerit Demi, që dominon lojën në setin e dytë dhe fiton pa shumë probleme 18, ndërkohë që edhe në setin e tretë kryeqytetasit kanë epërsi në fushë.

Studenti shkëputet dhe fiton 25-22 setin e tretë e krejt takimin 3-0, duke prerë një biletë për në finale ku do të luajë me fituesin që do të dalë nga derbi Partizani-Tirana

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinale Meshkuj (sot)

Vllaznia – Studenti, 0-3 (23-25, 18-25, 22-25)