Pas Vllaznise U17, edhe ajo U19 ia ka dale te kualifikohet per ne turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Ndonese ky ekip ka patur perballe nje kundershtar me te te forte se ai i 17 vjeçareve, serish ia ka dale me sukses. Ka mundur 3-1 ekipin e Shkendise se Tiranes dhe do te vijoje me tej rrugetimin ne kete kompeticion.
Ndeshja e luajtur pasditen e sotme ne Peze- Helmes ka nisur me mire per kuqeblute e trajnerit Luan Zmijani. Ne minuten e 13-te ka shenuar per ta pikerisht mesfushori Olsi Mali.
Lojtari qe eshte grumbulluar se fundmi ne ekipin e pare, po luan ne keto takimet e Kupes me bashkemoshataret e tij dhe ai menjehere ka lene gjurme duke shenuar golin e avantazhit.
Megjithate, dy minuta para fundit te pjeses se pare ka qene Cenkolli qe ka barazuar shifrat per Shkendine e Tiranes dhe per rrjedhoje ky 45 minutesh eshte mbyllur ne barazim 1-1.
Ne fillimin e se dytes, trajneri Zmijani ka bere dy zevendesime dhe nderkohe ne minuten e 55-te ka qene mesfushori Rigers Xhahysa qe ka shenuar edhe golin e dyte per Vllaznia U19 dhe duke e rikthyer serish ate ne avantazh.
Ne minutat e mbetura deri ne fund Vllaznia do te kontrollonte gjithçka dhe madje ne minuten e 90-te do te shenonte edhe golin e trete me ane te Bizit dhe kesisoj gjithçka eshte mbyllur per Vllaznia U19 qe fiton 3-1 dhe e sheh veten ne çerekfinale te Kupes se Shqiperise.
www.shkodrasport.com