Javë e suksesshme ka qenë kjo e katërta e kampionateve të moshave për ekipet e Akademisë Vllaznia. Për ekipin e 19 vjeçarëve ka qenë e pritshme kjo gjë dhe kete e kane reflektuar edhe ne fushen e lojes.

Vllaznia U19 ka bërë detyrën duke siguruar një tjetër fitore dhe pas javës së katërt kryeson e vetme renditjen. Në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, ajo ka fituar me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Shkëndisë së Durrësit.

Në pjesën e parë ka qenë mbrojtësi Smajli që ka zhbllokuar rezultatin ndërsa në pjesën e dytë janë shënuar tre golat e tjerë, me autorë Papajn me 11-metërsh, Alivodën e Perloshin.

Në këtë mënyrë tashmë ekipi i drejtuar nga trajneri Luan Zmijani me këtë trepikësh është ngjitur në kuotën e 10 pikëve dhe mban vendin e parë në renditje duke treguar se do të jetë një pretendent i fortë për titullin kampion këtë sezon.

Vllaznia U19 ka perfituar nga humbja e ekipit te Shenkollit dhe per rrjedhoje kryeson i vetem renditjen e ketij kampionati./SHKODRA-SPORT.COM/