Trajneri i Leçes, Roberto D’Aversa ka dhënë një intervistë për “Sportmediaset”, ku është ndalur pikërisht tek mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani.

“Leçe dëshiron të arrijë objektivin e vendosur në startin e kampionatit, që të qëndrojë në Seria A.

Dukej e pamundur të merreshin 7 pikë në 3 javët e para, por djemtë ishin mirë, tejkaluan pritshmëritë dhe merituan pikët që kanë.

Ramadani u stërvit, bëri një punë të veçantë pasi vrapoi 28 km në dy ndeshje.

Ai është një lojtar që më ka bindur që nga dita e parë, duket se ka kohë që është këtu, sikur të ishte veteran.

Ai zëvendësoi Hjulmand në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi ai.