Tre ndeshje vetem nje pike per Vllaznia U19. Nje nisje aspak e mire kjo e kampionatit per kete ekip qe i ka dhene tonin gjithe ketyre viteve te fundit kampionatit te kesaj grupmoshe.

Pas barazimit 1-1 javen e pare ne Laç dhe humbjes 1-3 javen e dyte ne Shkoder ndaj Partizanit, kuqeblute kane humbur edhe sot ne takimin e rradhes, ate te luajtur ne Peze- Helmes ndaj Internacional me rezultatin 0-1.

Gjithçka sa i takon fatit te kesaj ndeshje eshte vendosur nga goli i shenuar me 11-metersh nga Shehaj ne minuten e 49-te.

Pavaresisht perpjekjeve te ekipit te Vllaznise per te barazuar rezultatin, sulmuesit e tij nuk ia kane dal ta bejne nje gje te tille dhe per rrjedhoje jane detyruar te pranojne humbjen.

Ne fakt per keto mosha nuk ka shume rendesi rezultati por nxjerrja e lojtareve cilesore per ekipin e pare por gjithsesi edhe rezultatet pozitive duhen.

Nisja jo e mire e kampionatit nga Vllaznia U19 kuptohet qe nuk tregon asgje sepse ky ekip i ka mundesite dhe perberjen per te bere nje kthese edhe ne rezultate dhe me siguri qe ato do te vijne qe nga ndeshja e ardhshme.

www.shkodrasport.com