Vetem barazim ka marre Vllaznia U19 ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Dinamos te luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” te Shkodres. Ne fund te 90 minutave te ketij takimi jane sigluar shifrat e barabarta 1-1.

Kane qene miqte ata qe kane shenuar te paret ne kete perballje me ane te futbollistit Kendezi ne minuten e 34-të. Pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin e Dinamo U19 1-0.

Ne pjesen e dyte, Vllaznia u mundua te reagonte dhe pas disa perpjekjeve arrin te gjeje golin e barazimit me ane te futbollistit William Cungu ne minuten e 56-te.

Pas ketij momenti ekipi shkodran i shtoi perpjekjet per te gjetur golin e fitores, pati disa mundesi por nuk ia doli t’i konkretizonte. Si rrjedhoje, i gjithe takimi eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Pas javes se 21-te, Vllaznia U19 vazhdon te mbaje vendin e katert ne renditje me 21 pike te grumbulluara. /SHKODRASPORT.COM/