Kategoria Superiore është ndalur prej dy muajsh për shkak të pandemisë së covid-19. FSHF-ja dhe skuadrat janë në pritje të vendimit të Qeverisë që deri më tani as që e ka në plan futbollin.

Në një intervistë për “Ora News”, kapiteni I Vllaznisë I bën thirrje shtetit shqiptar që të kthejë sytë nga sporti pasi shumë prej lojtarëve diskutojnë bukën e gojës.

”Rri me atë shpresën që të kthehemi sa më shpejt në fushën e blertë. Duket sikur qeveria shqiptare po lufton futbollin, duke qenë se po hapet biznese, kurse futbollin po e lenë për në fund. Ta siguroj se shumë futbollistë shqiptarë diskutojnë edhe për bukën e gojës. Sigurisht që ne duhet ta falenderojmë federatën për atë fond që kanë caktuar, por është diçka shumë minimale.

Muaji i Ramazanit? ”Sigurisht që ka atë mangësinë e vet sepse na mungon ajo atmosfera e faljes apo e grumbillimit në xhami ose iftar së bashku. Por ka edhe një pjesë tjetër të mirë që kemi qenë më afër familjeve tona dhe kemi qenë më të bashkuar.”

Mesazh për Qeverinë? ”Duhet të marrim vendim sa më parë, duhet t’i hedhin sytë te futbolli sepse është një komunitet shumë i madh dhe nuk duhet lënë pas dore siç është bërë për momentin.”/newsport/