Thirrjet e njerëzve të ndryshëm të sportit s’mungojnë për qeverinë, teksa i kërkojnë rifillimin e kampionatit.

Së fundmi është futbollistja e Kombëtares, Klaudia Rrotani që bën apel instancave përkatëse për rifillimin e sportit. Njëkohësisht lojtarja e ekipit të Juban Danja, por edhe kapitenia e saj, Rrotani shprehet:

“Jam Klaudia Rrotani, pjesë e ekipit të Juban Danja dhe pjesë e kombëtares shqiptare. Kërkojmë nga qeveria të vazhdojmë të stërvitemi.

Ne jemi futbollistë dhe s’do të rrimë të mbyllur në shtëpi, përderisa specialistët mendojnë se sporti mund të fillojë. Pse qeveria hesht. Në këtë kohë, njerëzit kanë nevojë për sport. Ju lutem bashkëpunoni me ne. Jeta jonë është futbolli”./newsport/