HomeKRYESOREVllaznia U20 vazhdon të fitojë edhe në Kupë

Vllaznia U20 vazhdon të fitojë edhe në Kupë

Vllaznia U20 ne volejboll per femra vazhdon te fitoje, ashtu si ne kampionat, edhe ne kupe. Pasditen e sotme ajo ka fituar nje tjeter ndeshje te luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ferdinand Bardeli u ndesh me ekipin e Mirditës. Një ndeshje kjo e dominuar tërësisht nga skuadra kuqeblu, e cila fitoi thellësisht me rezultatin 3-0. Vajzat kuqeblu fituan respektivisht setet, 25 me 12 të parin, 25 me 7 të dytin dhe 25 me 13 të tretin.

Kjo është fitorja e tretë në tre ndeshje radhazi e Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë duke qënë kështu skuadra kryesore për fitimin e trofeut të Kupës.

Ndërkohë që kjo skuadër kryeson edhe Kampionatin Kombëtar të volejbollit për U-20 me një bilanc shumë pozitiv, ku në të gjitha ndeshjet ka realizuar vetëm fitore duke qënë edhe këtu pretendente kryesore dhe e padiskutueshme për titull.

Ekipi i Vllaznise kishte kete perberje ne ndeshjen e sotme: Sidorela Baroti, Paola Gjyshja, Adela Vulaj, Adma Mikopula, Mandisa Kuçi, Edna Erkoçi(Kapitene), Sarah Beci, Danjela Kodra, Genta Kodra, Adean Grumira, Reina Hoxha, Laura Ballçiti. Trajner: Ferdinand Bardeli

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments