Vllaznia U21 pas nderprerjes se kampionatit per shkak te festave te fundvitit, nuk e ka nderprere per asnje moment procesin stervitor edhe gjate ketyre diteve.

Madje, mesditen e sotme ai ka zhvilluar edhe nje ndeshje miqesore me ekipin e te rriturve te KF Murlani qe drejtohet nga trajneri Altin Xhahysa. Ky takim i luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte mbyllur me fitoren e kuqebluve me rezultatin 3-1.

Ne pjesen e pare ka qene futbollisti Rigers Sekja qe ka kaluar ne avantazh Vllaznine U21 dhe me kete gol eshte mbyllur pjesa e pare e kesaj miqesoreje.

Ne fillimin e pjeses se dyte, Vllaznia U21 ka shenuar edhe golin e dyte me autor Jozefin Rrasen nderkohe qe menjehere pas tij, ka ardhur edhe goli i Murlanit shenuar nga futbollisti Vildan Kaçubela. Nderkohe ne minutat e fundit, kuqeblute kane shenuar edhe golin e trete me autor Amir Osmanin.

Perfundimisht 3-1 per kryesuen e kampionatit te 21 vjeçareve, Vllaznine. Nderkohe, pavaresisht humbjes, kjo miqesore i ka vlejtur jo pak ekipit te Murlanit qe do te marre pjese ne kategorine e trete kete sezon.

Per te ka qene testi i pare serioz dhe trajneri Xhahysa duket i kenaqur me paraqitjen e ekipit te tij, ekip qe pretendon ngjitjen ne kategorine e dyte ne fund te ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/