Vllaznia ka marre pasditen e sotme nje tjeter fitore, te dyten rradhazi. Kete here ajo ka mundur me rezultatin e thelle 5-1 ekipin e Apolonise ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 16-te kur sulmuesi anesor Antonio Delaj e ka derguar topin ne rrjeten fierak. Kater minuta me von do te ishte mbrojtesi Klejdi Paloka qe do te dyfishonte ndersa ne minuten e 22-te do te vinte edhe goli i trete me autor sulmuesin Rigers Musaraj.

Ne kete menyre, pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat 3-0 per Vllaznia U21. Ajo e ka shtuar presionin e saj edhe ne pjesen e dyte teksa do te vinin edhe gola te tjere. I katerti do te mbante per autor Paulo Pjeshken ne minuten e 59-te.

Per ta mbyllur kete takim do te mendonte serish sulmuesi Musaraj qe ne minuten e 68-te do te shenonte golin e peste dhe te fundit per Vllaznine, para se Labaran te shenonte golin e vetem per Apolonine ne minuten e 74-te. Perfundimisht 5-1 per Vllaznia U21.

Me kete fitore, ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 11 pikeve pas 6 javesh kampionat, me 3 fitore, 2 barazime dhe vetem 1 humbje, nderkohe qe golaverazhi i saj eshte 18 gola te shenuar dhe 10 te pesuar.

VLLAZNIA U21- APOLONIA U21 5-1

Vllaznia U21: Shkoza, Pusi, Paloka, Peku, Spahija, Shimaj, Dulaj, Bizi, Pjeshka, Delaj dhe Musaraj. Trajner: Elvis Plori. Ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Bushaj, Moleci, Troshani, Aliu e Osmani.