Tjeter fitore per Vllaznia U21 dhe pas javes se 5-te te kampionatit ajo vazhdon te udheheqe me merite renditjen e tij (me pike te barabarta me Dinamon, por me golaverazh me te mire se ajo.
Fitorja e sotme merr edhe me shume rendesi sepse u arrit ndaj kampiones ne fuqi te vendit, skuadres se Bylisit, madje brenda ne fushen e tij me rezultatin 3-1.
Goli i pare i ndeshjes eshte shenuar ne minuten e 41-te dhe mban per autor mbrojtesin Glejdan Pusi. Me kete gol eshte mbyllur edhe pjesa e pare. Ne fillimin e se dytes vendasit u hodhen ne kerkim te golit te barazimit.
Por ne minuten e 56-te futbollisti shkodran i Bylisit Aleksander Trumçi mori kartonin e dyte te verdhe dhe me pas edhe te kuqin duke e lene skuadren e tij me nje futbollist me pak ne fushe. Megjithate pak minuta me vone do te ishte shkodrani tjeter Eridon Qardaku qe do te shenonte duke barazuar shifrat.
Por barazimi ka zgjatur vetem tre minuta sepse mesfushori Eraldo Deda do te kalonte serish ne avantazh Vllaznia U21, ndersa per ta mbyllur ndeshjen do te mendonte mesfushori tjeter Olsi Mali qe do te shenonte edhe golin e trete dhe te fundit te ndeshjes.
Perfundimisht 3-1 per Vllaznia U21 qe ngjitet ne kuoten e 13 pikeve dhe mban vendin e pare ne renditje me golaverazh me te mire se Dinamo qe eshte e dyta. Golaverazhi i shkodraneve eshte 14-3, ndersa ai i bluve eshte 9-2./SHKODRA-SPORT.COM/