Armando Broja vazhdon të jetë kryefjala e mediave të huaja, dhe kjo falë paraqitjeve të sulmuesit shqiptarë që ka arritur të bëjë për vetë të gjithë pa dallim.

Java e 25-të në Premier League do të jetë e veçantë për 20-vjeçarin, pasi përballë do të ketë një nga trajnerët që besoi tek ai duke bërë të mundur edhe debutimin në kampionatin anglez me skuadrën e Chelsea.

Të shtunën përballë Broja do të ketë, Evertonin e Frank Lampard, pikërisht ky i fundit bëri të mundur edhe debutimin e sulmuesit të komëbëtares shqiptare në Premier League, në mars të vitin 2020.

E ndërsa do vihen përballë njëri-tjetrin, Lampard nuk nguron të vlerësojë Brojën për punën që po bën, ku gjithashtu thekson se ai ia njeh shumë mirë edhe cilësitë e lojtarit kuqezi.

“E njoh mirë Brojën, unë i dhurova atij debutimin në Premier League. Është një djalosh shumë i mirë dhe shumë i talentuar. Është i shpejtë, është i fortë dhe ka shumë nuhatje për golin. Një lojtar i ri shumë i mirë dhe unë jam i ndërgjegjshëm për aftësitë e tij”, ka theksuar Lampard.