Pas suksesit te femrave, edhe ai i 21 vjeçareve te Vllaznise per meshkuj ka triumfuar mbremjen e sotme ne ndeshjen finale te Kupes “Rinia” ndaj Tiranes dhe ka merituar trofeun.

Takimi eshte luajtur ne sallen sportive “Feti Borova” te kryeqytetit dhe eshte shoqeruar me rivalitet, megjithate kane qene volejbollistet shkodrane ata qe kane dominuar dhe kane fituar ne fund me rezultatin e paster 3-0.

Djemte e drejtuar nga trajneret Endri Jukni dhe Fatjon Çekini kane treguar vlerat e tyre me te mira duke dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj kundershtareve bardheblu.

Ne fund te ndeshjes eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te kupes teksa ka qene nje perfaqesues i Federates Shqiptare te Volejbollit qe ia ka dorezuar ate kapitenit te Vllaznise.

Suksesi i sotem i Vllaznia U21 tregon se ne Shkoder vazhdon te punohet mire me ekipet e moshave te cilat duan me shume mbeshtetje ne menyre qe neser a pasneser te tregojne vlerat e tyre edhe me ekipin e te rriturve./SHKODRA-SPORT.COM/