Skuadra e Vllaznisë është kthyer sot në shkodër teksa po i jep dorën e fundit përgatitjeve për aventurën europiane. Aventurë e cila do të nisë me 13 korrik në transfertë.
Me 13 korrik Vllaznia do të ndeshet me ekipin nga Irlanda e Veriut Linfield në transfertë, ndërsa me 20 korrik do t’i presë irlandezët në Shkodër.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social Instagram, klubi i Vllaznisë ka bërë të ditur shitjen dhe çmimin e biletave për ndeshjen që do të luhet me 20 korrik në “Loro Boriçi”.
KF Vllaznia bën të ditur se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen VLLAZNIA –LINFIELD, e vlefshme për Turin e Pare Kualifikues të “UEFA Europa Conference League”.
Ndeshja do të luhet, ditën e enjte, dt. 20 Korrik 2023, ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër. Ditët, oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:
– ONLINE
Duke klikuar në linkun:
https://tickets.paysera.com/sq/event-group/vllaznia-linfield
1. Në Shkodër:
– Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”
• Çdo ditë, ora 09.00 – 20.00 (E dielë Pushim)
– Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.
• Çdo ditë, ora 09.00 – 20.00
2. Në Koplik:
– Tek VODAFONE SHOP, në Qendër të qytetit të Koplikut.
3. Biletaria e Stadiumit:
• Nga dt 16 Korrik – dt 20 Korrik 2023
Ora 09:00 – 20:00
Faleminderit!
Forca Vllaznia!