Edhe ditën e sotme, Vllaznia ka vijuar stërvitjen në kompleksin “Hasaj” në Golem. Skuadra ka vijuar e qetë stërvitjen, teksa përveç Bulatoviç, të gjithë pjesa tjetër e ekipit ishin të pranishëm. Skuadra punoi gjatë si në anën fizike dhe atë taktike, teksa trajneri Mirel Josa vëzhgoi me vëmendje stërvitjen.

Ndërkohë, skuadra e Vllaznisë do të përballet që në fillim me një kundërshtar të “bezdisshëm”, siç është Partizani që renditet në krye të tabelës së klasifikimit. Në fakt, rikthimi i kampionatit do të jetë i ngjeshur për çdo skuadër, përfshirë edhe Vllazninë.

Kuqeblutë në 15 ditë do të luajnë pesë takime, shto këtu edhe përballjen me të kuqtë. Një ndeshje do të jetë për Kupën e Shqipërisë, pikërisht me Bylisin, më 17 janar. Më pas, skuadra e Josës do të kalojë Laçin, Bylisin dhe Erzenin, pothuajse, të gjitha skuadra dhe ekipe delikate.

Si rrjedhojë me plot gojën mund të thuhet se janari do të jetë shumë vendimtar për Vllazninë dhe pretendimet e saj në kampionat. Disa rezultate pozitive mund ta fusin atë direkt në garën për titullin kampion, por në rast të kundërt, mund të rrezikojë edhe Europën
Maringlen ZHIVANI