Futbolli i femrave ne Shqiperi nga viti ne vit po merr permasa gjithnje e me te medha. Numri i ekipeve te vajzave te vogla qe merren tashme me kete sport, eshte rritur ndjeshem, fale edhe mbeshtetjes se dhene nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ne shume prej qyteteve jane krijuar ekipe moshash per vajza nderkohe qe nje hap tjeter i rendesishem per promovimin dhe zhvillimin e ketij futbolli eshte edhe rritja e numrit te trajnereve.
Kjo ngaqe vetem diten e sotme jane diplomuar me nje liçense trajneri plot 8 futbolliste dhe ish- futbolliste. Ata kane kryer kursin njemujor te organizuar nga FSHF ne Shkoder dhe ne fund kane marre edhe liçensen “UEFA B”.
Tre prej tyre madje jane futbollistet aktuale te Vllaznise, Megi Doçi, Esmeralda Franja dhe Luçije Gjini. Tre te tjera kane qene pjestare te kesaj skuadre deri para pak kohesh, Greta Lazri, Donilda Sufaj dhe Desantila Hoxhaj, ndersa dy te tjerat jane Joana Thomai dhe Albana Hajati.
Te teta ato kane pozuar me dy drejtuesit e Sektorit te Liçensimit, Maçin e Tafajn dhe tashme pritet te nisin nje rrugetim te ri. Dy prej tyre madje kane nisur pune si trajnere, Lazri e Sufaj, duke drejtuar ekipe moshash. Te njejten gje do te bejne ne te ardhmen edhe te tjerat dhe kjo padyshim qe do ndikoje per mire ne futbollin e femrave ne vendin tone.
© shkodrasport.com