Saturday, April 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKallaku dhe Dodaj lanë fushë në fillimin e pjesës së dytë, ja...

Kallaku dhe Dodaj lanë fushë në fillimin e pjesës së dytë, ja arsyeja e zëvendësimit të tyre

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Zëvendësimet e Sherif Kallakut dhe Kevin Dodajt në sfidën mes Vorës dhe Vllaznisë nuk kanë qenë taktike, por të detyruara nga dëmtimet. Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, konfirmoi pas ndeshjes për gazetarët shkodranë se të dy lojtarët kanë pasur probleme fizike që kanë ndikuar drejtpërdrejt në vendimet e stafit teknik.

Kallaku ka zbritur në fushë me kavilje të ënjtur që përpara nisjes së takimit, duke sakrifikuar për skuadrën, por nuk ka mundur të vazhdojë më gjatë, edhe për shkak të terrenit sintetik që e ka rënduar gjendjen e tij.

Mesfushori u zëvendësua edhe në kuadër të menaxhimit të forcave fizike, duke pasur parasysh dy përballje vendimtare që e presin Vllazninë, ato ndaj Dinamos në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë dhe kundër Elbasanit në kampionat javën e ardhshme.

Ndërkohë, Dodaj është dëmtuar që në minutat e para të ndeshjes, pas një dyluftimi në zonë me mbrojtësit e Vorës, ku ka pësuar goditje në sy. Sulmuesi ka pasur vështirësi të mëdha në shikim me syrin e djathtë gjatë lojës dhe, për shkak të kësaj gjendjeje, ka qenë vetë ai që ka kërkuar zëvendësimin.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments