HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia "zbardh" formacionin me të cilin do të luajë ndaj Kukësit

Vllaznia “zbardh” formacionin me të cilin do të luajë ndaj Kukësit

Kuqeblutë kanë mbërritur që mbrëmë në Kukës për pragndeshjen me skuadrën vendase e cila siç dihet është edhe kampionia në fuqi e vendit. Njëkohësisht stafi teknik mësohet të ketë zhvilluar edhe analizën e ndeshjes dhe ka zbardhur edhe formacionin që do të hedhë në fushë për këtë takim. Kështu, në portë do të jetë përsëri Selimaj ndërsa në mbrojtje Gocaj, Pjeshka, Orelesi dhe Marku.

Në mesfushë Krymi do të luajë në pozicionin e tij të zakonshëm të shkatërruesit dhe para tij Hasani e Tafili. Në krahë, disi më të avancuar do të jenë Lika e Çinari ndërsa në majë të sulmit këtë herë do të luajë ganezi Atsina. Me këtë skuadër, trajneri Gjoka ka ndër mend të kërkojë të godasë portën kukësiane sepse ashtu siç janë shprehur pjestarët e kuqebluve, nëse shënojnë të parët, shanset për të dalë të fituar nga ky takim janë të mëdha. Prandaj të presim se çfarë do të prodhojë fusha e lojës. 

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments