Jehona e ngjitjes së Veleçikut në kategorinë e parë tashmë ka pushuar në Malësinë e Madhe. Tifozët e kësaj skuadre janë kënaqur me këtë arritje të saj por vetëm kaq.

Ato ende nuk kanë asnjë informacion se çfarë do të bëhet me ekipin e tyre të zemrës në sezonin e ri. Vërtetë tashmë kanë nisur pushimet e verës, por nëse gjërat nuk përshpejtojnë, Veleçiku rrezikon të kthehet andej nga erdhi.

Gjëja e parë që drejtuesit e klubit duhet të bëjnë, është të saktësojnë vendin se ku do t’I luajnë ndeshjet në sezonin e ri. Fusha e kompleksit sportiv “Duli” nuk I plotëson kriteret që kërkon Federata dhe për këtë arsye, ndeshjet e kategorisë së parë nuk mund të luhen në Koplik.

Projekti apo premtimi I kryebashkiakut Marinaj për ndërtimin e një stadiumi të ri, ka mbetur thjesht premtim dhe asgjë më shumë.

Kjo ngaqë deri në këto momente jo vetëm që nuk ka asnjë lëvizje por kjo gjë nuk po përmendet më.

Dhe përderisa nuk është hedhur asnjë hap, duket thuajse e pamundur që në shtator, muaj kur do nisin ndeshjet, të kemi një stadium të përfunduar në Malësi të Madhe.

E vetmja zgjidhje që mbet pastaj është arritja e një akordi me Bashkinë Shkodër për t’I luajtur ndeshjet në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Megjithatë, ende nuk mund të thuhet me saktësi se kjo marrëveshje do të luhet ngaqë kjo fushë është e mbingarkuar me aktivitete sportive.

www.shkodrasport.com