Vllaznia do te niset drejt Ohrit te Maqedonise se Veriut diten e merkure dhe atje pritet qe kuqeblute te qendroje plot 12 dite. Stafi teknik ka marre masat per gjithçka sa i takon qendrimit atje, si per seancat stervitore, por edhe per detaje te tjera.
Siç dihet, ne periudha te tilla pergatitore, shume te rendesishme jane ndeshjet stervitore qe ekipet zhvillojne dhe ne kete aspekt, edhe tek Vllaznia kane marre masat qe gjate qendrimit ne Oher te zhvillojne edhe perballje miqesore me kundershtare te ndryshem.
Trajneri Mirsad Jonuz ka bere te ditur sot se ndeshja e pare do te zhvillohet me date 11 janar ne Oher dhe perballe Vllaznise do te jete ekipi i Pogradecit.
Tre dite me vone, pra me 14 janar, kuqeblute do te luajne me ekipin vendas te Struges qe merr pjese ne Superligen e Maqedonise se Veriut dhe ky padyshim qe do te jete nje test i rendesishem.
Seria e miqesoreve do te mbyllet me ate qe ekipi shkodran do te zhvilloje gjate kthimit per ne qytetin e tij. Eshte rene dakord me ekipin e Bylisit per te luajtur nje ndeshje miqesore me ekipin e Bylisit te Ballshit dhe kjo ndeshje do te zhvillohet ne Elbasan.
Me keto tre miqesore, Vllaznia pritet te kolaudohet ashtu si duhet per sfiden e pare zyrtare te ketij viti, ate qe do te luaje me 22 janar ndaj Flamurtarit ne stadiumin “Loro Boriçi”.
www.shkodrasport.com