Ne oren 16.00 ne stadiumin “Flamurtari” do te luhet ndeshja ne mes skuadres vendase dhe Vllaznise. Nje takim i rendesishem padyshim per te dy ekipet te cilet do te mundohen te bejne me te miren per ta fituar ate.
Skuadra shkodrane ka udhetuar qe mbreme drejt Vlores dhe tashme po behet gati per kete sfide. Sa i takon formacionit,nuk pritet te kete ndryshime te medha ne 11-shen qe do te zbrese ne fushe nga minuta e pare.
I vetmi ndryshim eshte ai i Hygor qe nuk do te luaje per shkak demtimi dhe ne vend te tij mendohet te luaje Kruja. Te tjeret do te jene po atoq e kane luajtur edhe ne ndeshjet e fundit.
Duke nisur nga Sherri ne porte i cili ndonese nuk paraqiti forme te mire ndaj Partizanit, do te besohet serish formacioni. Ne mbrojtje nderkohe do te jene Gurishta, Shehi, Malota dhe Marku.
Mesfusha do t’i besohet Krymit, Ramadanit, Gligorov dhe Krujes ndersa dyshja e sulmit do te jete e perbere nga Lika dhe Shtubina. Me kete 11-she Vllaznia do te kerkoje fitoren ne kete ndeshje te vlefshme per javen e fundit te fazes se pare te kampionatit.
www.shkodrasport.com