Pavarësisht se kundërshtari ndodhet një kategori më lart, Vllaznia nuk i trembet aspak Kamzës dhe do të synojë ta eliminojë në Kupë. I këtij mendimi është trajneri i saj Hasan Lika i cili në prononcimin e tij të zakonshëm një ditë para ndeshjes, është shprehur: “Ne tashmë jemi gati për këtë ndeshje.

Ka kohë që përgatitemi për këtë takim dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën, për të tentuar kualifikimin. Nuk mendoj se ka çështje disniveli mes dy skuadrave. Kamza po luan me Vllazninë, jo me një skuadër dosido.

Edhe ne e vlerësojmë kundërshtarin pavarësisht pozitave jo të mira që ka në kampionat. Ajo ka një skuadër të mirë, por ne do të japim maksimumin nesër.

Nuk na tremb fakti se luajmë ndaj një skuadre të Superiores, por do ta marrim me seriozitet edhe këtë takim, ashtu siç kemi marrë deri tani çdo ndeshje në kampionat. Unë besoj tek kualifikimi.

Një besim që vjen nga ajo çfarë kanë paraqitur djemtë gjatë gjithë kësaj periudhe, me lojërat që kanë zhvilluar na kanë kënaqur dhe pse jo, duhet të besojmë edhe për kualifikimin në Kupë”.
© shkodrasport.com