Mesfushori shkodran Armando Vajushi ka gjetur skuadër të re. Sulmuesi shqiptar që ka qenë pjesë e Kievos, Livorno dhe Pro Verçeli do të nis një aventurë të re në kampionati rumun me skuadrën Botosanit.

Pas shkëputjes së kontratës në verë me Pro Verçelin, Vajushi ishte pa skuadër dhe në tetor u përfol për një kalim te Cluj, por që në fund nuk u konktretizua.

Një tjetër skuadër rumune dëshiron shërbimet e tij dhe këtë herë është Botosani dhe sipas “Tuttomercatoweb” në fundjavë lojtari do të firmose kontratën e tij me klubin. Ai ka disa dite qe stervitet me te dhe mesa shihet, ka arritur te binde drejtuesit e saj per vlerat qe disponon.

Armando Vajushi do të jetë shokë skuadre me Enriko Papën që aktivizohet te Botosani duke u bërë keshtu dy lojtarë shqiptarë që aktivizohen te skuadra rumune ne fjale.

Ky eshte nje moment i mire per te rimarre formen e duhur sportive pas problemeve qe ka patur kohet e fundit, shoqeruar edhe me shume demtime te cilat e kane penalizuar jo pak.