Pas pushimeve të festave të fundvitit ditën e sotme do të rikthehet futbolli shqiptar. Takimet e para të raundit të dytë do të nisin zyrtarisht sot me dy me ndeshje. Skuadrat e Superligës dhe Kategorisë së Parë do të zbresin në fushë për ndeshjet e para për këtë vit.

Në Grupin A Partizani do të luajë ndaj Kastriotit ndërsa Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Besëlidhjes. Në ditën e nesërme do të luhen dhe sfidat e tjera, ku ajo më me interesantja është mes Tiranës dhe Flamurtarit.

Ndeshja mes Kastriotit dhe Partizanit do të drejtohet nga arbitri Olsid Ferataj, i ndihmuar nga Enea Pashaj, Nuri Rrapaj dhe Ardian Beqiri. Sfida tjetër mes Skërnderbeut dhe Besëlidhjes do të gjyhet nga Olsi Sokoli i ndihmuar nga Alfred Shkreta, Arbër Zalla e Klajdi Kola.